75 Mall Live Search
07:48 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Z S

Zjarri në Emshir: Si ndodhi dhe çfarë dihet deri tani

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00 në një ndërtesë banimi në lagjen “Emshir” të Prishtinës, duke shkaktuar panik dhe mobilizim të madh të shërbimeve emergjente.

Sipas burimeve të Indeksonline zjarri u shkaktua pasi që njëra nga banorët kishte harrur në rrymë një paisje për rregullimin e flokëve.

Flakët, që fillimisht përfshinë një banesë, shpejt u përhapën edhe në një apartament tjetër në ndërtesën ngjitur, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit për disa orë.

Për të menaxhuar situatën, u sollën edhe më shumë cisterna me ujë.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar./Indeksonline/