75 Mall Live Search
09:43 / E Premte, 27 Qershor 2025 / S Z

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta godasë me thikë burrin

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte tentuar ta sulmojë me thikë burrin e saj. E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

 “Rr. Indrit Caran, Prishtinë  26.06.2025, 20:50.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshortja e tij e dyshuara femre kosovare ka tentuar ta sulmojë me thikë. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline./