75 Mall Live Search
09:50 / E Premte, 27 Qershor 2025 / S Z

Arrestohen vjehrra dhe nusja në Prishtinë, u rrahen mes vete

Policia ka arrestuar nusën dhe vjehrrën në Prishtinë, pasi që janë rrahur mes vete. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e cila kishte ndodhur mes nusës dhe vjehrres.

Pas intervistimit të dy të dyshuarat nusja dhe vjehrra janë liruar me procedurë të rregullt.

 “Prishtinë 26.06.2025, 19:00.Janë arrestuar dy të dyshuarat femra kosovare, vjehrra dhe nusja, pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/