75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 27 Qershor 2025 / L K

Ekskluzive: Arrestimi i pesë personave për drogë, njëri nga ta është punonjës në komunën e Podujevës

Pas një hetimi disa mujorë, Policia e Kosovës ka finalizuar me sukses rastin e koduar “Driver”. Pesë persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar edhe substanca narkotike dhe mjete për shitblerjen e substancave.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se njëri nga të arrestuarit është punonjësi në komunën e Podujevës, Skënder Rudari.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar sasi të substancave narkotike, telefona mobil, para te gatshme, vetura dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

  • 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë,
  • 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë,
  • 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë,
  • një peshore,
  • dy vetura,
  • dy telefona mobil,