75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 27 Qershor 2025 / S Z

Limaj: Do të shkojë në takim te Kurti, është momenti i fundit që forcat politike të kthehen në tavolinë

Deputetët  do të mblidhen sot për të 38-tën herë me radhë, në përpjekje për të konstituuar kuvendin.

E lideri i NISMA-s fatmir Limaj tha se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë fjalën e saj dhe se u mbetet partive politike të ulën të bisedojnë për një marrëveshje politike. Ndërsa tha se nesër do të shkoj në takim me Albin Kurtin.

“Gjykata tha uluni bashkëbisedoni ose marrëveshje politike. Neser do të shkojë në takim. Nisma ka reflektuar nga dita e parë. Duhet marrëveshje politike, ashtu siç bëhen në demokraci të qytetëruar. Nisma është e hapur si ditën e parë.  Duhet të bisedohet, është momenti i fundit që forcat politike të kthehen në tavolinë, sepse zgjidhja është politike”, tha ai./Indeksonline/