75 Mall Live Search
14:41 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Z S

Abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare, arrestohen dy të moshuarit

Dy burra të moshuar janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare.

Ndalimi shtetasve A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, u bë pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit./Indeksonline/