75 Mall Live Search
19:18 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Gj. Sh

Nuk kanë fund problemet për David Alaba, pëson lëndim të ri

David Alaba ka pësuar një lëndim të ri.

Real Madrid ka njoftuar se mbrojtësi austriak është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në shputën e këmbës së majtë, shkruan IndeksOnline.

33-vjeçari ka disa muaj që është jashtë fushave, derisa ka udhëtuar në ShBA bashkë me skuadrën, pasi ishte afër rikuperimit.

Por duket se problemet me lendimet po e ndjekin ende Alaban dhe nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm të luaj përsëri.

”Pas testeve mjekësore të kryera ndaj lojtarit tonë David Alaba nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në shputën e këmbës së majtë. ”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/