Pejë: Aksidentohet rëndë një motoçiklist
 
				Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Pejë.
Një motoçiklist u aksidentua teksa po udhëtonte në rrugën “Bekim Berisha”, raporton IndeksOnline.
Viktima është hasur i shtrirë në tokë, teksa dëshmitarët okularë vrapuan t’i japin ndihmën e parë.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                