75 Mall Live Search
22:36 / E Premte, 27 Qershor 2025 / MSH

“Dy të lënduar”/ Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë

IndeksOnline raportoi më herët për një aksident trafiku të ndodhur në Pejë.

Nga pamjet e siguruara, një person u pa i shtrirë në tokë nga plagët e pësuara, ndërkaq një motoçikletë u has e shtypur buzë rrugës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, që pohoi se në aksident ishte i përfshirë edhe një çiklist.

”Sot rreth orës 21:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha Abeja”, në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një motoçikletë dhe një biçikletë.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor” deklaroi Rugova.