75 Mall Live Search
07:33 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / A. M.

Si ndikoi kanceri i nënës në shëndetin e saj, Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë si adoleshente

“Ishte e vështirë të shihje dikë që gjithmonë ke besuar se do të ishte aty për ty, të shembet përpara syve të tu”

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka folur hapur për periudhën e saj të vështirë si adoleshente, kur jeta e saj u trondit pas diagnozës së nënës së saj, Vera, me kancer të gjirit.

Në atë kohë, ajo ishte vetëm 13 vjeçe dhe e ëma iu nënshtrua trajtimeve të rënda. Në një intervistë për podkastin “Begin Again”, ylli shqiptar tregoi se kjo përvojë e thellë ka pasur një ndikim të madh në shëndetin e saj mendor, duke përfshirë PTSD dhe sulme paniku.

“Ishte e vështirë të shihje dikë që gjithmonë ke besuar se do të ishte aty për ty, të shembet përpara syve të tu. Edhe kur je fëmijë, kjo është shumë e vështirë”, shprehet Rita.

Ajo kujton gjithashtu periudhën kur përpiqej të balancohej mes shkollës dhe ndihmës që mund t’i ofronte nënës së saj, e cila po kalonte një trajtim të vështirë. “Ishte një periudhë shumë e vështirë për prindërit e mi”, shtoi artistja.

 “Fillova të bëja kontrolle të rregullta dhe kjo më shqetësoi shumë. E përjetova çdo pjesë të kësaj përvoje me mamanë time dhe kjo më ka ndikuar thellësisht”, tha Rita Ora