Festa e Vidovdanit / Policia arreston një serb, mbante veshur fanellë me fotografinë e Aleksandër Arsenijeviq

Serbët sot po kremtojnë festën e Vidovdanit në Gazimestan, në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.
IndeksOnline ka mësuar se është arrestuar një shtetas serb i cili mbantë të veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshurarit për krime lufte.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar nga Policia e Kosovës, ku dyshohet se ka penguar disa zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë, dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje./IndeksOnline/