75 Mall Live Search
12:23 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Motra e të dyshuarit për sulmin në Banjskë merr pjesë në ceremoninë e Vidovdanit

Motra e Blagoje Spasojeviq, njërit nga të dyshuarit për sulmin e armatosur në Banjskë  më 24 shtator 2023, është parë sot duke marrë pjesë në manifestimin e Vidovdanit në veri të Kosovës.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo është ndaluar për kontroll të rregullt nga Policia e Kosovës, në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra për këtë ditë, e cila tradicionalisht shënohet nga komuniteti serb.

Blagoje Spasojeviq ishte pjesë e listës së personave të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u përfshinë njësi të shumta të sigurisë.

Ngjarjet e Vidovdanit këtë vit po mbikëqyren nga afër nga institucionet e rendit për shkak të ndjeshmërisë së situatës dhe rrezikut të tensioneve të mundshme.