75 Mall Live Search
13:08 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Kylie Jenner shkakton polemika në dasmën e Bezos: Fustani i saj mund ta ketë zemëruar Lauren Sanchez

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Itali, por jo pa shkaktuar polemika, pasi 27-vjeçarja mbërriti në eventin e yllit me një fustan që shumë fansa besonin se ishte shumë i ngjashëm me të bardhën – tradicionalisht i rezervuar për nusen.

Krijimi i personalizuar i Jenner, i dizenjuar nga stilistja turko-britanike, Dilara Findikoglu, paraqiste një bust të lidhur fort me korse, detaje me lidhëse dhe siluetë të hollë, me detaje fjongo të zeza në rripa.

Megjithatë, fustani, ndonëse mahnitës, shkaktoi një valë diskutimesh në internet në lidhje me faktin nëse ai shkelte ndonjë rregull të pashkruar për të ftuarit në dasmë që ajo mund ta ketë shkelur: Mos vish kurrë të bardha në dasmën e dikujt tjetër.

Ylli i reality show-t dhe themeluesja e Kylie Cosmetics u pa duke dalë nga Pallati Gritti në Venecia së bashku me motrën e saj, Kendall, e veshur me vathë me diamant 33 karatësh me prerje Asscher dhe një unazë me diamant 25 karatësh.

Pavarësisht se fustani dukej i bardhë në foto dhe video, një zëdhënës i stilistit i tha Page Six Style se ngjyra nuk ishte ngjyrë fildishi, por “blu e akullt”.

Kardashianët mbërritën në Venecia më 26 qershor për dasmën e miliarderit të Amazonës dhe nuses së tij të ardhshme, Lauren Sanchez , e cila u pa duke dalë nga Hotel Aman më 27 qershor me një kostum klasik të bardhë Dior, shall Hermes dhe syze dielli nga Tom Ford.