75 Mall Live Search
14:13 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Bënin thirrje nacionaliste, Policia e Kosovës shoqëron disa huliganë serbë

Ka përfunduar festa e Vidovdanit e cila u mbajtë në në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.

Pas përfundimit të kremtimit ka pasur thirrje nacionaliste, Kosova është Serbi.

Pas këtyre thirrjeve, Policia ka shoqëruar shtetas serb për shkak të thirrjeve nacionaliste.

Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët kanë monituruar këtë ngjarje.

Më poshtë mund të shihni pamje./IndeksOnline/