75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / Gj. Sh

Golden Eagle Ylli prezanton trajnerin e njohur grek

Golden Eagle Ylli ka nisur përgatitjet për sezonin e ri basketbollistik.

Skuadra suharekase ka prezantuar trajnerin e ri, i cili është një emër i njohur, Fotis Takianos, shkruan IndeksOnline.

Trajneri grek ka një CV të pasur, ku ishte pjesë e disa skuadrave të njohura, derisa ka përvojë edhe në Kosovë, si trajner i Bashkimit dhe Rahovecit.

Ai do të jetë pasues i sllovenit, Ales Pipan.

”Në 50-vjetorin e themelimit të klubit tonë, Golden Eagle Ylli, po jetojmë një ndër momentet më të ndritura në historinë tonë. Puna, përkushtimi dhe mbështetja e komunitetit na kanë sjellë në një pikë krenarie dhe reflektimi – por edhe vizioni për të ardhmen.Sot, me kënaqësi të madhe, prezantojmë trajnerin e ri të ekipit tonë, një emër tashmë të njohur për basketbollin në Kosovë: Fotis Takianos.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/