75 Mall Live Search
16:25 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / Gj. Sh

Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim liderët e partive politike opozitare për të diskutuar rreth situatës politike në vend, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik pas zgjedhjeve të fundit.

Pjesëmarrës në këtë takim janë: Memli Krasniqi dhe Vlora Citaku nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku me Hykmete Bajramin nga LDK-ja.

Nga AAK-ja, Time Kadriaj, kurse nga koalicioni Guxo-Alternativa në takim po marrin pjesë: Faton Peci me Mimoza Kusarin.

Nisma me Fatmir Limajn, ndërsa nga minoritetet, Elbert Krasniqi dhe Emilija Redzepi, raporton IndeksOnline.

Mbledhja po mbahet në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, prapa dyerve të mbyllura.

Kurti ka thënë se arsyeja e këtij takimi është përpjekje për të arritur konsensus për konstituimin e Kuvendit.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e rinj janë të detyruar të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.