Edhe këtë verë, Shqipëria përballet me vatrat e zjarrit

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë të shtunës janë raportuar 47 vatra zjarri.
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri thekson se nga këto janë shuar 45 vatra zjarri dhe dy të tjera janë ende aktive.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të prekur, por flakët kanë djegur kullota, barishte dhe sipërfaqe pyjore, raporton abcnews.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
- Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin, në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake.
- Kryqëzimi i Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe bujqësore. Tymi i krijuar vështirëson qarkullimin e mjeteve ne rrugën nacionaleLezhë-Shkodër.Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse.