75 Mall Live Search
23:21 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / MSH

Pavard drejt martesës me bukuroshen shqiptare, nisin festimet para dasmës

Mbrojtësi i Interit, njëherazi edhe i Kombëtares franceze, Benjamin Pavard, po shijon ditët e fundit si beqar.

Ai është në lidhje tash e sa kohë me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi, të cilës i propozoi martesë në korrik të vitit të kaluar.

E, rrugëtimi i tyre i bukur po lidhet me kurorë pas disa ditësh.

Kleofina ka nisur festën e “Bride to be”, në Saint Tropez në Francë, teksa Benjamin është paraqitur vetëm në ndeshjen e parë me Interin, në Botërorin për Klube.

Urime çiftit!