Chelsea shkatërron Benfican në vazhdime, arrin çerek-finalen

Mbrëmë kanë filluar ndeshjet e fazës së 1/8-tave të Botërorit të Klubeve.
Ishte Chelsea, skuadra e rradhës pas Palmeiras që arriti të siguronte biletën për në çerek-finale, pasi mposhti Benficën me rezultat të thellë 1-4 pas vazhdimeve.
Ndeshja po ashtu ishte ndërprerë në minutën e 85-të, për shkak të motit të keq.
Golat për “Blutë” e Londrës i realizoi Reece James, Nkunku, Neto si dhe Deësbury-Hall, ndërsa për Benfican realizoi Di Maria.
Chelsea në fazën tjetër do të përballet ndaj Palmeiras, me ndeshjen që zhvillohet më 5 korrik./IndeksOnline/