75 Mall Live Search
11:29 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Gj. Sh

Murati: Opozita po bllokon procesin, Kurti ofroi kompromise ata e refuzuan

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm të ofrojë dy kompromise për zgjidhjen e ngërçit politik, por sipas tij, opozita vazhdon të jetë e ngulitur në pozicionet e saj.

Ai shtoi se opozita ka refuzuar edhe ofertën për konsensus rreth emrave të përbashkët për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“E keni parë të gjithë, Kurti ka qenë i gatshëm të ofrojë dy kompromise mirëpo e kemi parë që opozita insistojnë në diçka që as nuk është në Kushtetutë as nuk është shpallur kundër kushtetuese. Votimi i fshehtë edhe në aktgjykimin e ri konfirmohet si mënyrë për të dalë nga ngërci. Vazhdojnë të jenë të betonuara në pozicionet e tyre,, vazhdojnë të kundërshtojnë emra të përvetshëm, gjë që është absurde ku qytetarët kanë folur. Nëse duam të shkelim parimin që propozuesi e zgjedh emrin atëherë futemi në një spirale tjetër të bllokadave sepse do të duhej të dakordoheshin edhe emrat e nënkryetarëve. Opozita ka refuzuar një gjë të tillë, është ofruar konsensus të dakordojmë emrat dhe ti votojmë të gjithë pa i kontestuar njëri tjetrit emrat, opozita ka refuzuar”, theksoi Murati.