75 Mall Live Search
14:33 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Gj. Sh

Gara e MotoGP, rrëzohet piloti Alex Marquez (VIDEO)

Një nga favoritët e MotoGP, Alex Marquez, ka pësuar një aksident dhe ka humbur garën e Assen, në Holandë.

Ai pati një përplasje me pilotin tjetër Pedro Acosta, ku u rrëzua dhe doli jashtë pistës.

Ky aksident i Alex, do ti mundësojë vëllaut të tij, Marc Márquez të distancohet edhe më shumë në krye të kampionatit botëror.

Më i vogli nga vëllezërit Márquez, i cili të shtunën shoqëroi edhe një herë Marc si shumë herë të tjera në garat e këtij viti, po luftonte për vendin e pestë me Pedro Acosta pas një fillimi hezitues, dhe pas prekjes, pak çaste më vonë ai u rrëzua duke humbur kontrollin e Ducati GP24 në kthesën 4./IndeksOnline/

https://twitter.com/MotoGP/status/1939296476816953406?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1939296476816953406%7Ctwgr%5E2a13adf047189509500216f2b3f8b518a615b839%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fes.motorsport.com%2Fmotogp%2Fnews%2Fvideo-caida-alex-marquez-assen%2F10737581%2F