Vetaksident te “Kroi i Mbretit”, vetura përfundon në një market (Pamje)

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht të “Kroi i Mbretit”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vetura ka përfunduar në një market.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë, dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/


