Aksident mes tre veturave në Dubravë të Istogut, 3 të lënduar

Një aksident mes tre vetura ka ndodhur rreth orës 17:50 në fshatin Dubravë të Istogut.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rugova, njoftoi se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:50, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Dubravë- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë 3 (tre) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar me autoambulancë në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/