Milot Rashicës te Besiktasi i bashkohet një sulmues i fortë!

Milot Rashica do të ketë një bashkëlojtar të ri me emër të madh te Besiktas. Sulmuesi anglez Tammy Abraham ka arritur marrëveshje me klubin turk, duke u larguar nga AS Roma pas tri sezoneve në Serie A.
Sipas raportimeve, Besiktas do të paguajë rreth 20 milionë euro për kartonin e fituesit të Ligës së Kampionëve me Chelsean në vitin 2021. Abraham pritet të udhëtojë drejt Stambollit në ditët në vijim për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për ambiciet e klubit turk, që synon të ndërtojë një skuadër konkurruese me emra të mëdhenj. Me Abraham në sulm dhe Rashicën në krah, Besiktas pritet të ketë një ofensivë të fuqishme për sezonin e ri./Indeksonline/
