75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Z S

Javë e nxehtë me temperatura të larta, apelohet për kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta. “Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK-ja.