Koci: VV-ja duhet të ndryshojë kandidatin për të shpëtuar shtetin nga bllokada

Avokati Arianit Koci ka parashtruar disa pyetje, lidhur me situatën politike në Kosovë.
Ai ka theksuar se për të zgjidhur bllokadën e shtetit, është e domosdoshme një ndryshim i kursit nga VV-ja.
Ai pyet nëse pajtohemi që kur VV-ja kishte mbi 50% të votave, gjithçka ishte në rregull, ndërsa tani që nuk i ka më ato vota, për të formuar shumicën, i duhet një partner tjetër.
Koci thekson se për ndryshimin e “rregullave të lojës”, siç është mënyra e votimit, duhet pajtimi i shumicës, dhe VV-ja nuk e ka këtë pajtim.
Për Kocin, problemi kryesor mbetet bllokada e kuvendit dhe ai sugjeron që hapi i parë duhet të jetë ndërrimi i kandidatit nga VV-ja, për të hapur rrugën për formimin e kuvendit.