75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / L A

Gallapeni zyrtarizohet te Widzew Lodzi

Mbrojtësi kosovar, Dion Gallapeni, ka bërë hapin e madh në karrierë.

20-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Poloni, te skuadra e Widzew Lodzit në Ekstraklasa.

Te Widzew Lodz ai do të luajë përkrah mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Juljan Shehu.

Gallapeni ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin polak.

Sezonin që lamë mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Prishtinës, ku arriti të bënte 37 paraqitje dhe shënoi 5 gola dhe 8 asiste, ku fitoi Kupën e Kosovës./IndeksOnline/