75 Mall Live Search
09:50 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / H F

Bebe Rexha shkëlqen në festivalin “Intencity” në Bukuresht

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka marrë pjesë në festivalin e muzikës në Rumani “Intencity Festival”.

Rexha si gjithmonë, ka shkëlqyer me paraqitjen e saj, derisa për look-un e saj është përkujdesur make-up artistja Dafina Neziri, shkruan IndeksOnline.

E kuruar deri në detajin e fundit, Rexha ka mahnitur me pamjen e saj.

Vlen të përmendim faktin se Rexha shquhet për potencën e saj vokale, e hiç më pak edhe për krijimin e teksteve të shumta që ndër vite janë hite botërore./IndeksOnline/