Kapelja që “vodhi shfaqjen”/ Leonardo DiCaprio komentohet masivisht në rrjete pas paraqitjes në dasmën e Jeff Be-së (FOTO)

Leonardo DiCaprio ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një rol të ri kinematografik, por për stilin e tij të pazakontë në dasmën luksoze të Jeff Bezosit dhe Lauren Sánchezit, të zhvilluar në Venecia.
Aktori hollivudian, i njohur për paraqitjet e tij të rafinuara në tapetin e kuq, u shfaq me një kombinim që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale: një smoking klasik i zi i kombinuar me një kapele sportive që i mbulonte pothuajse tërë fytyrën.
Kjo pamje e pazakontë e DiCaprio-s, ndërsa ecte drejt vendit të ceremonisë në ishullin San Giorgio Maggiore, nuk i shpëtoi syrit të pjesëmarrësve dhe aq më pak atij të internetit. Ndërkohë që përpiqej të qëndronte nën radar, koka me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” e bëri të pamundur këtë përpjekje – përkundrazi, e bëri një nga figurat më të përfolura të mbrëmjes.
Reagimet në rrjet nuk munguan. Disa e morën me humor, duke komentuar se aktori “po përpiqej të ishte i padukshëm, por përfundoi në qendër të gjithë vëmendjes”. Të tjerë e ironizuan me batuta si: “Leo, ky nuk është një mision sekret”, apo “Hiqe kapelen, nuk je në stadium”.
