75 Mall Live Search
11:35 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / L K

Sibel Halimi e LDK-së e quan shpellar Albin Kurtin

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

Ky cilësim vjen pasi Kurti i tha Përparim Ramës se duhet të gjejë punë në vjeshtë, në vënien e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë.

“Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz.
Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme.
Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.
Në mes të gjithë kësaj, kemi një kryetar që përpiqet të punojë për qytetarët, që mundohet të sjellë projekte dhe zgjidhje konkrete, por që ndeshet çdo ditë me murin e bllokimit politik dhe të ligësisë së organizuar.
Është koha që qytetarët të kuptojnë se përparimi nuk vjen vetë. Përparimi kërkon që secili të marrë përgjegjësi, të mos pranojë më bllokimin si normalitet dhe të mos e lërë më kryeqytetin peng të atyre që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkatërrojnë”, shkruan Halimi në reagim./Indeksonline/