75 Mall Live Search
12:46 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / S Z

Protestojnë sërish punëtorët e sigurimit të QKUK-së

Pas ndërprerjes së kontratave të punës, punëtorët e sigurimit të QKUK-së po e vazhdojnë dhe sot protestën e tyre.

Përmes kësaj proteste, ata po kërkojnë garanci nga drejtoria e SHSKUK-së për kushte më të mira pune e gjithashtu kërkojnë që të kthehen nën menaxhimin e QKUK-së.

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, pati deklaruar se punëtorët janë të detyruar të largohen, pasi nuk kanë kontratë pune dhe nuk janë të mbrojtur ligjërisht.