75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / FR

“Dua të vërtetën”/ Katy Perry shton dyshimet, a po flet për krizën me Orlando Bloom?

Ndërsa Katy Perry është rikthyer me albumin e saj “143”, kënga “Truth” ka qenë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave të saj, pasi përmban aludime dhe besohet se flet për ndarjen e saj të fundit nga Orlando Bloom. Kënga, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi teksti i saj duket se pasqyron zhgënjimin dhe tradhtinë që Katy  përjetoi pas pothuajse një dekade lidhjeje me aktorin.

Në tekstin e saj, Katy Perry duket se po merret me të vërtetën dhe distancën që lindi në lidhje: “Dua ta di të vërtetën, edhe nëse më dhemb”“Kam një vizion që më mban zgjuar natën, intuita ime më thotë se diçka nuk shkon”, “Nuk do të më japësh kodin e celularit, që të mos fillojë një sherr, sillesh ndryshe, më trego çfarë po të kalon nëpër mendje?”.

Ndërsa kënga vijon, Katy Perry tregon se si dhimbja u shndërrua ngadalë në forcë, duke deklaruar: “Shikohem në pasqyrë, shoh dikë të qetë dhe të fortë… ”. Megjithatë, pavarësisht këtyre teksteve, aludimet zbulojnë një tension më të thellë emocional, me fansat që pyesin veten nëse kënga i kushtohet Orlando Bloom.

Fansat e këngëtares në mediat sociale nxituan të komentonin: “A është për Orlandon?”, “Kush është këtu pas thashethemeve të ndarjes?” dhe “A bëri ai diçka? Kjo këngë tingëllon kaq ndryshe tani”.

Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë njoftuar ndarjen e tyre pas gjashtë vitesh fejesë dhe pavarësisht se kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy. Edhe pse ndarja u përshkrua si miqësore, pati raportime për tensione prapa skenave gjatë turneut të Katy Perry-t.