Shukri Buja mbledh strukturën: Kryetari po vjen

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës në Lipjan, Shukri Buja ka filluar takimet për zgjedhjet lokale.
Buja ka mbledhur kryesinë, ku ka takuar disa kolegë.
“Kryetari po vjen”, ka shkruar nënkryetari i PDK’së në Lipjan, Hyzer Rizani.
“Ishte kënaqësi të takohesha me kolegët, të cilët me entuziazëm të plotë besojnë në fitoren e PDK-së dhe të kryetarit Shukri Buja.

Energjia, vullneti dhe mbështetja pa presion janë rruga jonë e përbashkët drejt fitores.
Urime – dhe na priftë e mbara!”, ka shkruar Hyzer Rizani në Facebook.