75 Mall Live Search
23:16 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / FR

“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në Klinë, ka folur mbi rastin për Klan Kosova.

Ai pretendon se policët e keqtrajtuan derisa e futën në makinë.

Sipas tij, policët që me urdhër të prokurorit kishin shkuar ta arrestojnë për veprën “kanosje”, e konsideroi si të kotë ardhjen e forcave të rendit në shtëpinë e tij.

Pamjet e dhunshme në organet e rendit i dërguan familjarë të viktimës, derisa të tre zyrtarët policorë u arrestuan gjatë ditës së hënë dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga rasti, ku shihet qartë momenti i prangosjes së të dyshuarit dhe veprimet e dhunshme të policëve ndaj tij.

Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje edhe Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ai tha se fillimisht patrulla policore kishte shkuar në Klinë në një shtëpi për të arrestuar një përson të dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’.

‘’Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një përson, i cili ka qenë I dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’. Pas arrestimit ky person është dërguar në mbajte për 48 orë sipas raportit policor’’ është shprehur Nikçi.