75 Mall Live Search
08:59 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Shkup, plani i rritjes në fokus

Në Shkup sot do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të rritjes, i cili do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për forcimin e integrimit evropian të rajonit.

Në samitin nikoqir i të cilit është kryeministri Hristijan Mickoski, marrin pjesë komisarja evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, dhe liderë nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare.

Në kuadër të takimit të liderëve do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe në të fjalime do të mbajnë kryeministri Mickoski dhe komisarja evropiane për Zgjerimin, më pas do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi.

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave konkretë dhe mbështetjes për zbatimin e planit të rritjes./Indeksonline/