“Gjakozuki, Ageuke, Udouke’’, Merovci veshur me teshat e karatesë: Vazhdojmë pas 48-orëve

Ish-truproja i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka befasuar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
I veshur me uniformën tradicionale të karatesë, Merovci ka publikuar një video duke ushtruar teknikisht disa lëvizje karakteristike të këtij arti marcial japonez.
Në përshkrimin e videos, ai ka shkruar disa terma të njohura për praktikuesit e karatesë.
“Gjakozuki, Ageuke, Udouke, Sotouke, Gedanbaraj, Ojzuki, Ojdaçi, Kibadaçi, Zenkucudaçi, Kokucudaçi… Oss!”
Madje Merovci në fund të përshkrimit ka thënë se vazhdojmë pas 48 orëve./Indeksonline/