75 Mall Live Search
12:40 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë nga Spanja: Eduardo Berizzo mposht kancerin

Trajneri i njohur nga Argjentina, Eduardo Berizzo është shëruar dhe nuk do të marrë më shumë trajtime mjekësore.

Ish-tekniku i Sevillas, ka mposhtur kancerin e prostatës, ku u diagonistifikua në nëntor të vitit të kaluar, transmeton IndeksOnline.

Sipas gazetës “Marca”, Berizzo nuk do të marrë më asnjë trajtim mjekësor në lidhje me këtë sëmundje.

Ai shumë shpejtë pritet që t’i rikthehet futbollit, dhe nuk është mohuar as kthimi në Sevilla!?

Kujtojmë se trajneri 48-vjeçar lajmin se ka kancer e kishte zbuluar në zhevshtore kur ekipi i tij ishte duke humbur 3 me 0 nga Liverpooli pas pjesës së parë. E, çfarë ndodhi në të dytën? Klubi i Sevillas barazoi shifrat në 3 me 3./IndeksOnline/