75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 01 Korrik 2025 / S Z

Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”.

Sipas njoftimit ushtrimi i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) është realizuar me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si edhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.

“Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje me zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, thuhet në njoftim.