Bllokohet Stacioni i Autobusëve në Prishtinë/ Kompanitë kundërshtojnë shtrenjtimin e peronizimit

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është bllokuar sot nga kompanitë e autobusëve, si shenjë proteste ndaj shtrenjtimit të tarifës së peronizimit.
Një lexues ka njoftuar për IndeksOnline se operatorët e transportit janë ngritur në kundërshtim ndaj vendimit për rritjen e çmimit të përdorimit të peronëve në stacion.
Sipas tij, bllokada është reagim i drejtpërdrejtë ndaj një vendimi që po konsiderohet i padrejtë dhe i papërballueshëm nga kompanitë, të cilat tashmë përballen me vështirësi të shumta ekonomike.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga menaxhmenti i stacionit apo nga institucionet komunale për këtë situatë.