75 Mall Live Search
12:39 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

Familjarët e Zana Gjevukajt, të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i cili akuzohej për shkaktimin e aksidentit me pasojë vdekjen e 26-vjeçares Zana Gjevukaj.

Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim efektiv, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo me këtë nuk janë pajtuar familjarët e Zana Gjevukaj.

Avokati i familjes Gjevukaj, Milot Neziri, ka deklaruar se të afërmit e Zanës janë të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila dënoi me 4 vjet burgim policin Argjend Kastrati, të akuzuar për aksidentin me fatalitet.

Neziri tha se ua ka komunikuar vendimin familjarëve dhe se ata nuk janë të kënaqur me dënimin.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi, më 1 prill në Qyshk të Pejës, ku Kastrati goditi për vdekje 26-vjeçaren Zana Gjevukaj me veturën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në seancën e fundit, ai i kërkoi falje familjes së viktimës dhe shprehu pendesë për rastin./Indeksonline/