UBT-ja shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025-26
				UBT-ja shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026, në të gjitha programet e studimit, në nivelet: Bachelor dhe Master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.
Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:
Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:
Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:
- Prishtinë;
 - Lipjan;
 - Prizren;
 - Pejë;
 - Ferizaj;
 - Gjilan.
 
Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:
- Erasmus+;
 - CEEPUS;
 - PoSIG, etj.
 
Gjuha e studimeve:
- Gjuhë shqipe;
 - Gjuhë angleze;
 - Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.
 
Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:
- Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
 - Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
 - Licenca falas për softuerë;
 - Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
 - Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
 - Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
 - Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
 - Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
 - Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.
 
Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:
- Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
 - Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
 - Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
 - Ekstrakti i lindjes.
 
Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn dhe TikTok.
Leading the Way
#jointheLEADER

