75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 01 Korrik 2025 / S Z

Kapen në Bërnjak insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kufitare ka parandaluar një rast të tentimit për të futur mallra të padeklaruara në vendin tonë.

Me këtë rast është ndaluar tentimi për futjen e insekticideve të paautorizuara në territorin e Republikës së Kosovës

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 27 qershor në pikën kufitare të Bërnjakut, rreth orës 21:20, gjatë hyrjes së një automjeti.

“Pas deklarimit negativ të udhëtarit për mallra për të cilat kërkohet deklarim doganor, automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e kutive të ulëseve dhe nën tapetat e automjetit janë gjetur mallra të padeklaruara – konkretisht insekticide me origjinë nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Mallrat e sekuestruara janë si vijon:

Tonus 2.5gr 300 cope

Alverde 5ml 200 cope

Apioxal Strips 17 cope

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se importi i mallrave të tilla i nënshtrohet kontrollit dhe lejeve specifike dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore. Veprimet ndaj kësaj shkeljeje janë ndërmarrë në përputhje me ligjin në fuqi.