75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

Rrahje në Mitrovicë, shkrepet edhe arma – arrestohen të dyshuarit

Mbrëmë rreth orës 20:00 në Mitrovicë ka ndodhur një rrahje mes dy personave me ç’rast ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia me urgjencë ka reaguar dhe ka identifikuar të dyshuarit pasi ata ishin të përfshirë në rrahjen e ndodhur në rrugën “Nystret Musa” në zonën banuese në Tunelin e Parë.

Sipas njoftimit nga forcat e rendit, në cilësi të provave materiale te të dyshuarit ne posedim dhe gjatë bastisjes ne shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë gjuetie me 10 fishekë

Një pistoletë me 20 fishekë

Një  armë AK 47 me 26 fishekë

Një  kafkë te pistoletës dhe

190 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorim i armës dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me aktvendim te prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Indeksonline/