75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / Z S

Rama ndan pamjet e Parkut Arkeologjik Nënujor të Durrësit: Çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke përshëndetur ndjekësit në Facebook me pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit.

Sipas kreut të qeverisë çdo amforë rrëfen dhe çdo valë mbart një kujtim të lashtë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, krahas videos së publikuar.