75 Mall Live Search
09:05 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / Z S

Dy të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore për Indeksonlinen ka folur drejtori Emergjencës Naser Syla.

Ai tha se se gjendja e tyre është e rëndë.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë. Të dytë janë të varur nga aparaturat. Mjekimi i tyre do të vazhdojë në Intensivë. Ata kanë politrauma të rënda”, deklaroi ai.

Ndërkaq, sipas policisë ndodhja e aksidentit dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit./Indeksonline/