75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / k.v

Policia gjen 11 gëzhoja arme në Sharban

Njësitet policore kanë reaguar pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri në fshatin Sharban të Prishtinës.

Sipas raportit zyrtar të policisë, të martën rreth orës 18:00, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të kalibrit 9 mm, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona ende të paidentifikuar.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetuesit policorë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve.

Rasti është cilësuar si “Posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës”.