75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / A. M.

Arrestohen 3 persona në Pejë, bëhet fjalë për keqpërdorim të 31 mijë eurove

Pas hetimeve disa mujore që përfshijnë periudhën maj 2024 – janar 2025, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.

Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit, të cilët ishin të punësuar në një kompani private në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm rreth 31,000 euro, duke dëmtuar financiarisht kompaninë ku punonin.

Arrestimet janë bërë, më 1 korrik 2025, ndërsa me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë. /Indeksonline/