75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / k.v

Zbardhet rasti i tentativës për vrasje në Prishtinë/ I dyshuari paraqitet në polici me avokatin, sekuestrohet arma e dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një zhvillim të rëndësishëm lidhur me rastin e tentativës për vrasje të ndodhur më 27 qershor 2025 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Pas hetimeve të intensifikuara, më 1 korrik është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është paraqitur vetë në stacionin policor, i shoqëruar nga avokati i tij.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka dhënë informacion për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Arma është lokalizuar dhe sekuestruar nga njësitet relevante të policisë.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë për të ndriçuar plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij rasti të rëndë./IndeksOnline/