Dukagjini transferon një “muri” në mbrojtje, Alpi Shahini vishet me fanellën e klubit nga Klina

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, Alpi Shahini është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Indeksonline mëson ekskluzivisht se Shahini do të trasnferohet në ekipin e Dukagjinit, që bën gara në Superligën e Kosovës.

20-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare me ekipin nga Klina, që ka në stol trajnerin e njohur, Ismet Munishin.
Shahini së fundmi ishte pjesë e Suharekës, e cila ra nga liga.
Kurse më parë, Shahini ishte edhe në elitën e futbollit kroat, në Hajduk Split, në grupmoshat e reja – ku tregoi performancë të mirë.
Mbrojtësi kosovar që është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës nga U15 deri në U19 ishte pjesë e akademisë së 2 Korrikut nga Prishtina./Indeksonline/
