75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / k.v

Arrestohet një person në Prishtinë, i konfiskohet një sasi kokaine e marihuane

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas raportit zyrtar, njësitet relevante policore kanë kryer kontroll tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë të cilit në trupin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë e marihuanë dhe një peshore digjitale, e cila dyshohet se shërbente për matjen e drogës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa rasti është në fazën e hetimeve për të sqaruar të gjitha rrethanat përfshirë mundësinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike./IndeksOnline/